75 Mall Live Search
23:21 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / AR

Statovci e quan vendimin e sotëm të Qeverisë si lëvizje të madhe për barazinë shoqërore

Deputetja e Guxo, Jeta Statovci ka komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës, që sektori publik të plotësojë kuotën për punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara. 

Ajo thotë se ky vendim është një lëvizje e madhe drejt barazisë shoqërore, sepse personat me aftësi të kufizuara si pjesë margjinale e shoqërisë duhet të integrohen plotësisht.

“Vendimi i fundit i Qeverisë Kurti, është një vendim sa i rëndësishëm aq edhe i nevojshëm, sepse obligon sektorin publik të zbatojë kuotën për punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara. 

Ky vendim është një lëvizje e madhe drejt barazisë shoqërore, sepse personat me aftësi të kufizuara si pjesë margjinale e shoqërisë duhet të integrohen plotësisht. Ky vendim i ndihmon qëllimit për krijimin e barazisë në mundësi për të gjithë. 

Jam e gëzuar që sot, kryeministri Kurti, bëri një hap të rëndësishëm, i cili do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në sensibilizimin e shoqërisë, që personat me aftësi të kufizuara të trajtohen – ashtu si meritohet- si pjesë aktive e shoqërisë sonë”, ka shkruar Statovci./Indeksonline/