Kufizimi ishte i lejuar 40km/h, kosovari “fluturon” me 114 km/h-gjobitet nga Policia
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/01/polic-1.jpg)
Policia ka vazhduar angazhimet në drejtim të shtimit të sigurisë në trafik.
Kështu, zyrtarë policorë nga Njësia e Komunikacionit Rrugorë Gjakovë, më 23.02.2022 rreth orës 00:20, në fshatin Osek Hylë, drejtimi Gjakovë-Pejë, gjatë mbajtjes së pikës së kontrollit në planin kanë ndaluar veturën me drejtues mashkull kosovar, i cili në zonën e kufizimit të shpejtësisë 40 km/h , ka zhvilluar shpejtësi 114 km/h.
![No photo description available.](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/274531233_242089164798016_3233729898943562333_n.jpg?_nc_cat=100&ccb=1-5&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=Dh_ObgGQm_4AX9u4GM9&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=00_AT-73ITihq_qsxuXLm1Z780qdK4DZonDgPWWXyU14JML8Q&oe=621C8963)
Ndaj vozitësit janë marrë masat ndëshkuese dhe është shqiptuar gjoba në bazë të ligjit 05/L-088, neni 56, paragrafi 2, gjoba 300 euro, pike negative 3 dhe masa mbrojtëse e patenta e shoferit 3 muaj.