Ministrja Albena Reshitaj e mahnitshme në veshje tradicionale (Foto)
Ministrja e re e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj në paraqitjet e saj gjithnjë i kushton një rëndësi të veçantë dukjes së saj. Duke qenë një femër e fuqishme, pasi që është një nga dy femrat e emëruar si ministre në Qeverinë Haradinaj, ajo bën tejet kujdes në përzgjedhjen e gardërobës së saj, shkruan Indeksonline.
Por jo vetëm tani si ministre, por Albena shihet që gjithnjë ka pasur stil dhe klas. Në edicionin e kaluar të “Ballos Shqiptare”, me detaje nga tradita jonë ajo po duket e mahnitshme. Në këtë fotografi ajo është bashkë me vëllain e saj moderatorin Kushtrim Reshitaj dhe motrën e cila është aktore e njohur në vendin tonë, Edona Reshitaj./Indeksonline/