Shorti i Europa League, Barcelona ndaj gjigantit turk, një përballje tjetër anglezo-spanjolle!

Në Nyon të Zvicrës sot është bërë hedhja e shortit të Europa League. Në 1/16-tën e kësaj gare do të ketë disa përballje interesante.
Glasgou Rangers do të përballet me Zvezdën e Beogradit. Braga e Portugalisë do të ketë rival Monakon e Francës.
Porto që eliminoi Lazion do të ketë përballje të vështirë me Lionin e Francës. Sfidë interesante do të jetë edhe ndeshja mes Atalantës e Bayer Leverkusenit.
Barcelona e madhe do të ketë rival Galatasaryan e Turqisë. Superndeshje do të jetë edhe sfida mes Sevillës e West Hamit.
Betisi do të ketë rival Eintracht Frankfurtin e Gjermanisë. Leipzig-Spartak Moska është përballja tjetër në Europa League./Indeksonline/
