75 Mall Live Search
15:22 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / A. M.

Luftëtarët çeçenë i bashkohen rusëve në pushtimin e Ukrainës

Gazetari i njohur, Neil Hauer ka publikuar pamje ku shihen shumë ushtarë çeçen, të cilët, sipas tij, po përgatiten për të shkuar në Ukrainë si pjesë e forcave pushtuese ruse.

“Një video tjetër nga Grozni i Çeçenisë, që më është dërguar sot nga një burim local. Mijëra forca qeveritare çeçene shtesë duke u dërguar në Ukrainë si pjesë e forcës pushtuese ruse”, ka shkruar ai.

Aty shihen një grumbull i madh ushtarësh, të radhitur në një rrugë në zonë urbane.