75 Mall Live Search
18:46 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / MSH

Pas problemeve me zemër, Eriksen i rikthehet futbollit

Ylli danez Christian Eriksen pritet t’i rikthehet fushave të gjelbra këtë vikend, pas problemeve me zemër të cilat e lanë jashtë futbollit për afro një vit.

Më 12 qershor të vitit 2021, në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian Euro 2020 mes Danimarkës dhe Finlandës, Eriksen pësoi vdekje klinike në fushë, gjë kjo që bëri në ndalimin e futbollit të mesfushorit danez.

Kjo gjë nuk e ndaloi Eriksenin, i cili këtë janar u bë me skuadër të re, ku është rikthyer në Premier Ligën angleze për një aventurë të dytë, kësaj radhe me skuadrën e Brentford.

Ndërkaq, trajneri i Brentfordit Thomas Frank përmes një konference për media e bëri të ditur datën se kur mund ta shohim Eriksenin përsëri në fushat e gjelbra.

Frank tregoi se Eriksen do ta bëjë debutimin e tij si lojtar i Brentfordit, dhe rikthimin e tij në futboll në ndeshjen kundër Newcastle United.

Nesër me fillim nga ora 16:00, skuadra e Brentford do të zhvillojë ndeshje si vendase kundër skuadrës së Newcastle United, e vlefshme kjo për xhiron e 27 të Premier Ligës angleze.