75 Mall Live Search
23:45 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / MSH

Zelensky: Rusët sonte sulmojnë Kievin

Në një paraqitje përpara mediave, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se rusët do të sulmojnë Kievin në orët e ardhshme.

“Kjo natë do të jetë e vështirë, shumë e vështirë, por mëngjesi do të vijë” tha ai.

“Këtë natë armiku do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të thyer rezistencën tonë. Këtë natë ata do të nisin një sulm. Këtë natë ne duhet të ngulmojmë. Fati i Ukrainës po vendoset pikërisht tani” tha Zelensky.