75 Mall Live Search
10:19 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / MSH

Futbolli nuk ka kufij: Mykolenko dhe Zinchenko, ukrainasit që përqafohen para derbit Everton-City

Dje u ballafaquan Everton dhe Manchester City, në kuadër të liges Premiere.

Ndeshja zuri vend në stadiumin e Evertonit dhe ajo çka ra në sy ishte një gjest human i bërë gjatë stërvitjes së fundit para ndeshjes.

Mbrojtësi i majtë i Evertonit, Vitali Mykolenko, dhe mesfushori i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko, ndanë kohën për të përshendetur dhe përqafuar njëri-tjetrin.

Të dy futbollistët janë me prejardhje ukrainase, dhe situata e zhvilluar në vendlindjen e tyre ka bërë që ata të bashkëndjejnë me njëri-tjetrin dhe të këmbejnë një bisedë për pak sekonda.

Kjo gjë u duartrokit dhe brohorit nga tifozat e të dy ekipeve, të cilët gjatë ndeshjes gjithashtu u solidarizuan dhe shfaqen mbështetje për popullin ukrainas.

Kjo bëri që sytë e ukrainasve nga të dy kampet e ekipeve të mbushën me lotë.

Oleksandr Zinchenko and Vitaliy Mykolenko reduced to tears as Man City and  Everton emotionally show support for Ukraine during Russia invasion

Ndeshja në Goodison Park përfundoi me rezultat minimal në favor të Manchester Cityt./Indeksonline/