75 Mall Live Search
22:59 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / C E

Lojtari ukrainas përlotet kur merr shiritin e kapitenit, i gjithë stadiumi duartroket

Një ngjarje emocionuese ka ndodhur sot në ndeshjen e Benficas ndaj Vitoria Guimaresit.

Sulmuesi ukrainas, Roman Yaremchuk u inkuadrua në lojë dhe menjëherë iu dha shiriti i kapitenit.

Pas këtij gjesti, ai “shpërtheu” në lot, teksa i gjithë stadiumi i duartrokiti.

Kujtojmë se Rusia filloi pushtimin e Ukrainës të enjten, gjë e cila u kundërshtua nga të gjithë.