Kim Kardashian nuk kursehet aspak, shpenzon mbi 140 milionë dollarë për avionin e saj privat

Kim Kardashian nuk kursehet aspak.
Ylli me famë botërore ka zbuluar se aeroplanin e saj të ri privat që vlen 95 milionë dollarë.
G65OER u ngrit në qiellin mbi Italianë të premten mbrëma pasi Kardashian u largua nga Java e Modës në Milano. Aeroplani është i njëjtë me atë të Jeff Bezos.
Kim punësoi dizajnerët Tommy Clements dhe Waldo Fernandez për ta ndryshuar dizajnin sipas shijeve personale.
Ajo ka zgjedhur ngjyrën gri për avionin, e cila përputhet me rezidencën e saj në Calabasas dhe koleksionin e gjerë të makinave luksoze. Iu desh të priste një vit pasi përfunduan ndryshimet në brendi.
Me të gjitha personalizimet, kostoja e plotë mund të ketë kaluar 141 milionë dollarë.