Klopp: Ish-lojtarët e mi ukrainas janë në luftë, bota duhet ta luftojë njëriun më të keq në rruzull, Putinin

Jurgen Klopp e ka komentuar luftën në Ukrainë nga pushtuesi rus. Trajneri i Liverpoolit ka thënë se bota duhet të bëhet bashkë për të luftuar diktatorin Putin.
Klopp ka deklaruar se ka ish-futbollistë të tij që kanë marrë armët dhe janë në luftë, duke mos përmendur emra.
“Unë jam 54 vjeç, gati 55, dhe është përtej të kuptuarit tim se si një i rritur mund ta vendosë gjithë botën në një situatë të tillë – veçanërisht njerëzit në Ukrainë. Njoh shumë njerëz në Ukrainë, rusë gjithashtu. Është e qartë se nuk ka të bëjë me njerëzit, është lufta e një njeriu vërtet të keq. Duhet të tregojmë solidaritet me Ukrainën. Të gjithë jemi vazhdimisht në telefon duke parë se çfarë po ndodhë atje. Ish-lojtarët e mi janë në luftë, nuk e di nëse tani i janë kthyer futbollit. Të gjithë së bashku mund ta luftojmë njeriun më të urryer në rruzull, Putinin. Të paktën mund t’i shkaktojmë më shumë probleme sesa ai mund të kishte pritur” ka thënë Klopp./Indeksonline/