Kupa e Italisë/ S’ka fitues në derbin e parë Milan-Inter

Ka përfunduar me rezultat të barabartë dhe pa gola dueli i parë gjysmëfinal i Kupës së Italisë ndërmjet Milanit dhe Interit i zhvilluar të martën në stadiumin “San Siro”.
Ishin 90 minuta shumë të zjarrta nga fillimi deri në fund, por që loja jo shumë e rrjedhshme, por tejet e luftuar dhe me duele të fuqishme nuk solli rezultat në aspektin e golave, transmeton KosovaPress.
Të dy skuadrat dhanë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv në sfidën e parë, por që në fund nuk ia dolën ta bënin këtë.
Rrjedhimisht, finalisti i Kupës së Italisë do të mësohet në ndeshjen kthyese në “Giuseppe Meazza” që do të zhvillohet më 20 prill.
Gjysmëfinalja tjetër është ajo ndërmjet Fiorentinës dhe Juventusit.