Zhduket një aeroplan MiG-21 në qiellin rumun, pas tij zhduket dhe helikopteri zbulues
Një mister i madh ka ‘pushtuar’ Rumaninë orët e fundit, ku dy mjete ajrore janë zhdukur nga radarët njëri pas-tjetrit.
Fillimisht u raportua për një avion MiG 21 LanceR i cili u zhduk nga radarët ditën e sotme.
Por ajo që e shtoi misterin është edhe zhdukja e helikopterit që u nis në kërkim të avionit të humbur.
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës raporton se brenda helikopterit ndodheshin dhe 5 ushtarakë të cilët kanë humbur jetën.
Në njoftim thuhet se Helikopteri IAR 330-Puma, i cili u ngrit të mërkurën e datës 2 mars, rreth orës 20:21, në një mision kërkim-shpëtim të avionit Mig 21 LanceR, humbi lidhjen me radio me kullën e kontrollit dhe u zhduk nga radari rreth orës 20:44
Romanian Mig 21 ✈️crash and one helicopter 🚁 still missing 🇷🇴#Romania #UkraineRussiaWar @sentdefender pic.twitter.com/GsaJI0c7AV
— Con.x0D (@Conx0d) March 2, 2022
Piloti kishte raportuar për kushte të pafavorshme të motit dhe ishte urdhëruar të kthehej në bazë.
Pozicioni i fundit i njohur i helikopterit, i cili kishte në bord një ekuipazh prej pesë ushtarësh, është zona e Gura Dobrogei, rreth 11 km nga aerodromi. Gjendja e ekuipazhit apo avionit nuk dihet. Dhe në këtë rast nisën operacionet e kërkim-shpëtimit.
Nuk ka ende asnjë informacion të saktë për pilotin apo aeroplanin MiG 21 LanceR.
Harta e vendit ku janë zhdukur nga radari avioni dhe helikopteri:


