75 Mall Live Search
22:10 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / SH F

Fondi i Sigurisë: Zelenski Hero në Ukrainë, Mehaj Hero në Kosovë!

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ideatori i themelimit të Fondit per Sigurinë e FSK’ së, thotë se atdheu ka nevojë për ne dhe fondi do të jetë në shërbim të instituciomeve të sigurinë.

Nuk është vetëm Fondi, angazhimi i Mehajt për të fuqizuar ushtrinë e Kosovës, por tashmë është ikona, frymëzimi i ushtarëve për të mbrojtë vendin. Angazhimi I ministrit Mehaj për ushtrinë e Kosovës nuk peshohet me fjalë, por e meriton epitetin e heroit me liri, duke vënë paralele me heroizmin e presidentit Ukrainas në luftë.

Derisa ministri Mehaj, flet për fuqizimin e ushtrinë ai ka thënë se për një ushtri te fuqishme nuk mjafton vetëm buxheti I shtetit, prandaj kontributi qytetar është i nevojshëm e i çmueshëm.

“Është e domosdoshme që Ushtria e Kosovës të forcohet. Është e vështirë ta bëjmë këtë vetëm me buxhetin që e kemi”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Donacioni i secilit është i çmueshëm dhe i pa zëvendësueshëm”.

Mehaj ka premtuar se Fondi i Sigurisë do të menaxhohet nga Ministria e Financave me transparencë dhe llogaridhënie të plotë.

“Vetëm së bashku mund të arrijmë qëllimin jetik – Ushtrinë tonë moderne dhe të pajisur sipas standardeve të NATO-së”.

Postimi i plotë:

Përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo që jetoni, veproni e punoni,

Është e domosdoshme që Ushtria e Kosovës të forcohet. Është e vështirë ta bëjmë këtë vetëm me buxhetin që e kemi.

Për ta bërë këtë kemi hapur ‘’Fondin e Sigurisë’’, i cili do të jetë në shërbim të institucioneve të sigurisë së vendit tonë.

Atdheu ynë ka nevojë për ne, jam i bindur që do t’i përgjigjemi pozitivisht siç kemi bërë gjithmonë.
Donacioni i secilit është i çmueshëm dhe i pa zëvendësueshëm.

Vetëm së bashku mund të arrijmë qëllimin jetik – Ushtrinë tonë moderne dhe të pajisur sipas standardeve të NATO-së.

Fondi i Sigurisë do të menaxhohet nga Ministria e Financave me transparencë dhe llogaridhënie të plotë. Fondi është hapur në Bankën Qëndrore të Republikës së Kosovës.

Emërtimi i llogarisë/Account name Fondi i Sigurisë
Nr. i llogarisë/Acc. number 1000400070008619
IBAN XK051000400070008619
SWIFT-BIC CBRKXKPRXXX

Ju falënderojë për të gjitha mesazhet që më keni dërguar, ekziston një mobilizim dhe vullnet i jashtëzakonshëm për të dhënë donacione për ushtrinë tonë.

Ushtria jonë buron nga populli.
Ajo i shërben vetëm popullit dhe paqes!