75 Mall Live Search
11:45 / E Enjte, 03 Mars 2022 / k.v

Më shumë se 575,000 refugjatë ukrainas kanë ikur në Poloni

Polonia deri më tani ka pranuar më shumë se 575,000 njerëz që nga fillimi i agresionit rus në Ukrahinë.

Agjencia e Gardës Kufitare polake tha se 95,000 njerëz kishin hyrë në Poloni nga Ukraina vetëm të mërkurën, pak më pak nga niveli rekord i së hënës prej 100,000 refugjatësh që u regjistruan në Poloni.

“Deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm, 27,100 persona të tjerë kishin kaluar kufirin”, tha Gardës Kufitare polake

Polonia është shtëpia e një komuniteti të madh ukrainas që vlerësohet të jetë nga një deri në dy milionë, dhe shumë njerëz që po ikin nga zonat që janë cak i sulmeve ruse, kanë shkuar për të qëndruar te familjarët e tyre ose miqtë, njofton BBC.

Ata që nuk kanë të afërm për t’u strehuar, po transportohen në qendrat e improvizuara të akomodimit në stacionet e zjarrfikësve dhe salla sportive në të gjithë Poloninë.

Shumë polakë po ofrojnë gjithashtu strehimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre.

OKB ka njoftuar se që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia më shumë se një milion njerëz janë larguar nga sulmet ruse.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se deri në katër milionë njerëz mund të detyrohen të largohen nga vendi i tyre.