Kanada hap dyert përkohësisht për ukrainasit

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka deklaruar se shteti të cilin e përfaqëson është i gatshëm të strehojë përkohësisht ukrainas.
Sipas Trudeau, kjo gjë do të eliminojë kërkesat për viza dhe do të jetë një mënyrë më e shpejt për të shkuar në Kanada.
“Ne po krijojmë një program të ri për ukrainasit që duan të vijnë në Kanada përkohësisht. Kjo do të eliminojë shumë nga kërkesat normale të vizave – dhe do të jetë mënyra më e shpejtë dhe më e sigurt për të ardhur në Kanada” ka shkruar Trudeau në Facebook.
Kryeministri kanadez gjithashtu ka thënë se po punohet edhe në zbatimin e bashkimit familjar, drejt qëndrimit të përhershëm.
“Dhe për ukrainasit me anëtarë të familjes që janë shtetas kanadezë ose banorë të përhershëm, ne do të zbatojmë një rrugë të veçantë sponsorizimi të bashkimit familjar drejt qëndrimit të përhershëm” përfundoi Trudeau.