75 Mall Live Search
08:18 / E Premte, 04 Mars 2022 / B O

Boris Johnson “zgjohet” i pari nga evropianët, e telefonin Zelenskyn për sulmin në centralin bërthamor

Presidenti i Ukrainës, Zelensky i ka bërë thirrje evropianëve të zgjohen pas sulmit në centralin më të madh të Evropës që ndodhi gjatë mesnatës në Ukrainë.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka zhvilluar një telefonatë urgjente me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Bëhet e ditur se ata kanë folur për situatën “shumë shqetësuese” në Zaporizhzhia.

Mes të tjerash, Johnson ka kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin, për “veprime të pamatura”, që kërcënojnë sigurinë në të gjithë Evropën.

“Të dy liderët ranë dakord që Rusia duhet të ndërpresë menjëherë sulmin e saj ndaj termocentralit dhe të lejojë aksesin për shërbimet urgjente në termocentral”, tha zyra e kryeministrit Johnson.

Ndërkohë, pas telefonatës me Zelenskyn, kryeministri Johnson ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB, në orët e ardhshme të kësaj të premte./Indeksonline/