75 Mall Live Search
08:27 / E Premte, 04 Mars 2022 / OSH

Këto ligje nëpër botë, do donit t’i kishit edhe ju në shtetin ku jetoni!

Jo shpesh herë, shtetet vendosin ligje të reja, që synojnë ndryshime pozitive. Disa prej tyre i zbuloni poshtë dhe pasi t’i lexoni, me siguri do kërkoni të aplikohen edhe këtu!

#1

Një ligj i fundit portugez e bën të paligjshme që shefat të kontaktojnë punonjësit pas orarit të punës.

#2

 Në Norvegji, influencuesit duhet të pranojnë nëse kanë edituar një foto.

#3

Në Bazel të Zvicrës, të gjitha ndërtesat e reja duhet të kenë çati të gjelbra.

#4

Duhet të mbillen 2 pemë për çdo shtim të ri të familjes në Uells.

#5

Në Spanjë deri në vitin 2023 nuk do të ketë më mbështjellës plastik njëpërdorimësh për frutat apo perimet.

#6 

Është e paligjshme të posedosh vetëm një derr “guinea” në Zvicër. (duhen të paktën 2).

#7

Në Kaliforni, ekziston një ligj që kërkon që dyqanet ushqimore të dhurojnë të gjitha mbetjet ushqimore të ngrënshme.

#8

Franca ndaloi fluturimet e shkurtra të brendshme në favor të mënyrave më të gjelbra të transportit.

#9

Në disa shtete të SHBA-së, lënia e qenit jashtë në mot të ftohtë është e paligjshme.