75 Mall Live Search
10:32 / E Premte, 04 Mars 2022 / OSH

Bombë në xhami/ Mbi 30 të vrarë në Pakistan

Një bombë e fuqishme shpërtheu brenda një xhamie në qytetin veriperëndimor të Pakistanit, Peshawar, të premten, duke vrarë më shumë se 30 besimtarë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, shumë prej tyre në gjendje kritike, transmeton IndeksOnline.

Shpërthimi ndodhi ndërsa besimtarët ishin mbledhur në xhaminë Kucha Risaldar në qytetin e vjetër të Peshawarit për lutjet e së premtes.

Policia njoftoi se deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulm.
Ambulancat nxituan nëpër rrugët e ngushta të mbipopulluara duke transportuar të plagosurit në spitalin Lady Reading.

Sulme të ngjashme kanë ndodhur në rajon, i vendosur afër kufirit me Afganistanin fqinj.


Shayan Haider, një dëshmitar, ishte duke u përgatitur për të hyrë në xhami kur shpërthimi i fuqishëm e hodhi atë në rrugë.

“I hapa sytë dhe kishte pluhur dhe trupa kudo,” tha ai.

Kryeministri Imran Khan dënoi bombardimin./IndeksOnline/