75 Mall Live Search
16:36 / E Diele, 06 Mars 2022 / C E

Man. City-Man. UTD, formacionet zyrtare të derbit lokal

Presioni i madh i Liverpoolit që tashmë është ofruar në vetëm tri pikë e detyron Manchester Cityn që të kërkojë fitore me çdo kusht ndaj rivalit lokal Manchester United.

Të dy skuadrat do të ballafaqohen në stadiumin “Etihad” me fillim nga ora 17:30, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28 të kampionatit anglez.

Skuadra e Pep Guardiolas është liderë e tabelës me 66 pikë, kurse ajo e Rafael Ragnick pozicionohet në vendin e pestë me 47 pikë.

Këto janë formacionet zyrtare:

Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne (C), Bernardo, Mahrez, Grealish, Foden

Manchester United: De Gea, Lindelof, Maguire, Pogba, Fred, Fernandes, Sancho, Telles, Bissaka, Elanga, Tominay