Arbër Zeneli kontribuon me asist, Reims nxjerr një barazim me Strasbourg

Arbëri Zeneli është duke bërë paraqitje të mira në Ligue 1, pas rikthimit të tij nga lëndimi që e la jashtë për një kohë të gjatë.
Reprezentuesi i Kosovës edhe sot ka kontribouar me një asistim për Reims ndaj Strasbourg, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në elitën e futbollit francez.
Kjo ndeshje u mbyll baras 1:1, teksa mesfushori mitrovicas hyri në ndeshjen në minutën e 59-të.
27-vjeçari dhuroi asistimin për Jens-Lys Cajuste, i cili shënoi në minutën e 84-të.
Paraprakisht për mysafirët kishte shënuar Jean-Ricner Bellegarde, në minutën e 64-të.
Pas këtij barazimi, Reims ka 32 pikë dhe renditet në pozitën e 13-të në tabelën e Ligue 1.
Kurse, Strasbourg është i pesti me 44 pikë.