75 Mall Live Search
20:13 / E Diele, 06 Mars 2022 / AR

Kosovarët ndihmojnë Ukrainën, nesër nisin një kontigjent të ndihmave me tre kamion

Ndihma e radhës për Ukrainën vjen nga Kosova.

Kompania “Flamur projektlogistik” me pronar vëllezërit Bajraktari nga Ferizaj të cilët jetojnë dhe punojnë në Frankfurt të Gjermanisë nesër do ta nisin një kontigjent të ndihmave me tre kamion për popullin e Ukrainës. 

Ky kontigjent përmban gjëra medicionale, ushqime, veshmbathje dhe gjëra tjera të përshtatshme për situatën atje./Indeksonline/