Rusia me armëpushim të përkohshëm, për evakuim të civilëve ukrainas

Rusia ka thënë se do të hapë korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës të hënën për të lejuar evakuimin e civilëve.
Armëpushimi do të ndodhë nga ora 10:00 me orën lokale, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, me rrugë evakuimi të vendosura në kryeqytetin Kiev, si dhe në Kharkiv, Mariupol dhe Sumy.
Të gjitha këto qytete janë aktualisht nën një operacion të ashpër sulmi rus.
Në anën tjetër, zyrtarët ukrainas ende nuk e kanë konfirmuar këtë.
Gjatë fundjavës, dy përpjekje për të hapur korridorët humanitarë që lejonin evakuimin e civilëve nga Mariupoli, u shkatërruan.
Zyrtarët ukrainas thanë se kjo ndodhi për shkak se Rusia vazhdoi të bombardonte qytetin gjatë orëve të armëpushimit të dakorduar.