Rreth 2,000 civilë janë evakuuar nga një qytet ukrainas

Policia ukrainase ka njoftuar se rreth 2,000 civilë janë evakuuar nga qyteti Irpin i cili është shënjestruar me granatime intensive nga ushtria ruse, transmeton IndeksOnline.
Zona është rreth 12 milje në veriperëndim të Kievit dhe pranë fushës ajrore Hostomel, një pikë strategjike në qendër të luftimeve midis forcave ruse dhe ukrainase.
Policia nuk e ka bërë të ditur se në cilën periudhë kishin ndodhur këto evakuime.
Më shumë se 1.5 milionë ukrainas janë larguar tashmë nga vendi, sipas Agjencisë së OKB-së për të Drejtat e Njeriut./IndeksOnline/
