75 Mall Live Search
21:38 / E Hënë, 07 Mars 2022 / AR

Vidhet “Audi A6” në Prishtinë

Para pak minutash është vjedhur një veturë në Prishtinë, saktësisht prapa Grand Store.

Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline pronari i veturës së vjedhur.

“Veç kam hy me ble diçka te Meridiani, prapa Grand Store, kur jam dal e kishin vjedh”, thotë ai.

Vetura është e tipit “Audi A6 2021”. Kushdo që ka informacione luten të lajmërohen në numrin 049725444.

Rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.