Klitschko shfaqet i lumtur në video-mesazh, jep lajmin e mirë nga Gjermania

Vladimir Klitschko ka publikuar një video-mesazh me anë të së cilit falënderon Gjermaninë dhe popullin e saj.
Ish-kampioni i botës në boks që për shumë vite ka jetuar në Gjermani ka njoftuar ndihmat e mëdha që ka dhënë ky shtet për popullin ukrainas.
“Mbi 100 milionë euro nga bizneset gjermane dhe qytetarët gjermanë të cilëve u kërkuam për të mbështetur Kievin, Ukrainën dhe njerëzit e saj.
Fonde dhe tonelata ndihma humanitare u mblodhën, në veçanti, falë transmetimeve në televizionet gjermane.
Unë dhe vëllai im u jemi mirënjohës përzemërsisht të gjithëve që sot mbështetni vendin tonë, mbrojtësit tanë, popullin ukrainas” ka thënë Klitschko në adresimin e tij./Indeksonline/