Rusia përsëri pengon evakuimin e ukrainasve

Sulmet e ushtrisë ruse në Kiev dhe Donetsk janë duke vazhduar, pavarësisht deklarimit të armëpushimit të përkohshëm për evakuim të civilëve.
Korridoret humanitare të hapura për të evakuuar civilë janë duke u penguar vazhdimisht, thonë zyrtarët ukrainas.
“Ngarkesa humanitare po lëviz drejt Mariupolit, ne do t’ju informojmë se si do zhvillohet… Situata është e ndërlikuar, ka granatime të vazhdueshme”, ka thënë guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyrylenko.
Ai ka shtuar se për qytetarët ukrainas kjo është një situatë jashtëzakonisht e vështirë.
Edhe përpjekjet e mëparshme për evakuim kanë dështuar, sidomos në Mariupol.
Atje, qytetarët tash e disa ditë janë në mungesë të ujit, rrymës dhe ngrohjes.