75 Mall Live Search
14:30 / E Shtunë, 12 Mars 2022 / MSH

Arrestohet një person i kërkuar, dyshohej për posedim të mbi 90 kilogramëve narkotikë

Policia e Kosovës, më 09.02.2022, pas hetimeve paraprake nga hetuesit e antidrogës, kishte arritur të gjejë dhe konfiskojë 34 paketime me mbi 90 kg substancë narkotike që dyshohej të ishte marihuanë.

Lidhur me këtë rast policia kishte arritur të arrestojë një të dyshuar, kurse një tjetër (M.Q.), kishte arritur të arratisej.

Hetimet lidhur me këtë rast vazhduan deri dje, teksa hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetim e Trafikimit me Narkotikë-Prizren, realizun një operacion policor ku janë kontrolluar dy lokacione.

Policia ka arritur të lokalizojë dhe të arrestojë të dyshuarit: M.Q., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) dhe A.Sh., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar).

Tek i dyshuari A.Sh., policia dje ka arritur të gjejë edhe rreth 395 gr substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin.

Pas intervistimit të të dyshuarve, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe anologe’ dhe me aktvendim nga prokurori, ata janë ndalur në mbajtje deri në 48 orë.