75 Mall Live Search
18:01 / E Shtunë, 12 Mars 2022 / MSH

Hailey Bieber shtrihet në spital, dyshohet për infektim me COVID

Hailey Bieber thuhet se është shtrirë në spital në zonën e Palm Springs këtë javë pasi pësoi një “urgjencë mjekësore”.

Raportohet se modelja 25-vjeçare, e martuar me këngëtarin Justin Bieber, është shtruar në spital me një sëmundje të trurit.

Mjekët besojnë se gjendja e saj mund të jetë e lidhur me COVID, sipas TMZ.

Gazeta raporton se gjendja “ndikoi në mënyrën se si ajo lëvizte dhe simptomat janë tipike për njerëzit shumë më të moshuar”. 

Bashkëshorti i Haileyt, doli pozitiv për COVID-19 disa javë më parë dhe iu desh të shtynte një datë koncerti për shkak të virusit.