Të hënën nis procesi arsimor në disa rajone të Ukrainës

Fëmijët që janë zhvendosur përkohësisht në rajone të tjera të Ukrainës, me pëlqimin e njërit prind, mund t’i bashkohen shkollës në vendbanimin e tyre, në çdo format.
Kështu ka njoftuar Ministria ukrainase e Arsimit dhe Shkencës, e cila ka njoftuar se të hënën do të nisë procesi mësimor në 14 rajone të Ukrainës.
Për ata që do të angazhohen nga distanca, të cilët janë të detyruar të zhvendosen përkohësisht në një rajon tjetër të vendit ose jashtë vendit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lansuar platforma online të mësimit.
“Të gjithë do të kenë akses në të në kohë reale” thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Për faktin se në disa rajone interneti është i paqëndrueshëm ose mungon përkohësisht, transmetimi i mësimeve për klasat 5-11 do të nisë në televizion.