Kurti takon Borrellin, i kërkon që të mos e injorojë luftën hibride ruse në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar edhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, në Forumin për Diplomaci, që është mbajtur në Antalia të Turqisë.
Kurti përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se i ka kërkuar më shumë vëmendje Borrellit, për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ne kemi një luftë në Evropë. Sanksionet kundër Rusisë janë minimumi që mund të bëjmë. I kërkova përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell për më shumë vëmendje ndaj gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe për të mos anashkaluar proksitë ruse dhe luftën hibride në rajonin tonë”, ka shkruar Kurti.
Kujtojmë, gjatë ditës së sotme Kurti është takuar edhe me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenber, Përfaqësuesin e Lartë Ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt dhe zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
We have a war in Europe. Sanctions against Russia are the bare minimum we can do. I asked EUHR @JosepBorrellF @AntalyaDF for more attention on WB6 and not to ignore the Russian proxies and hybrid war in our region. pic.twitter.com/08sNA5Ui1S
— Albin Kurti (@albinkurti) March 12, 2022