Ministri britanik thotë se do të japë shtëpinë e tij për refugjatët nga Ukraina

Ministri britanik për Strehimin, Michael Gove, është shprehur se është i gatshëm t’i ofrojë shtëpinë e tij refugjatëve që vijnë në Angli nga Ukraina.
I pyetur nëse do të hapte shtëpinë e tij për një refugjat ukrainas, ai thotë: “Po”, shkruan BBC.
“Unë jam duke eksploruar se çfarë mund të bëj,” shton ai. “Pa hyrë në rrethanat e mia personale, ka disa gjëra që duhet t’i zgjidh – por po.”
Më herët ministri u shpreh se ka sugjeruar që shtëpitë e sekuestruara të oligarkëve rusë të sanksionuar në Angli të përdoren për të strehuar refugjatët ukrainas.