75 Mall Live Search
13:28 / E Diele, 13 Mars 2022 / MSH

Tri ekipe të Premier Ligës në garë për Coutinhon

West Ham United, Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë në garë për të përfituar shërbimet e Philippe Coutinhos.

Braziliani është rikthyer në super formën e tij dhe ekipet janë duke bërë çmos që ta mbajnë atë në Premier Ligë.

29 vjeçari në shtatë ndeshje ka shënuar 4 gola dhe 4 asistime, gjë që ka bërë që klubet angleze të ngjallin përsëri interesim për të.

Sipas Lluís Miguelsanz të Sport, të tre klubet ishin të interesuara për nënshkrimin e Coutinhos qysh në janar, por e konsideruan si shumë rrezik, për shkak të formës së tij të dobët përpara largimit nga Barcelona.

Që atëherë, Coutinho ka rimarrë formën e ngjashme me atë të mëparshme në Angli.

Aston Villa ka më shumë gjasa të sigurojë shërbimet e brazilianite, duke pasur parasysh që ai është huazuar tek klubi anglez, nga Barcelona, dhe është përshtatur mjaft mirë atje.

Megjithatë, pas Aston Villës qendron Arsenali, i cili është i gatshëm të realizojë marrëveshje në rast se Villa deshton.