75 Mall Live Search
23:14 / E Diele, 13 Mars 2022 / AR

Zelenksy: Po kalojmë provën më të frikshme në historinë tonë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy përmes një video mesazhi ka thënë se po kalojnë provën më të frikshme në historinë e tyre.

Por, siç thotë ai, po mbrojnë gjënë më të shtrenjtë që kanë, raporton Indeksonline.

“Ne po kalojmë provën më të frikshme në historinë tonë, në jetën tonë. Ne mbrojmë gjënë më të shtrenjtë që kemi.

Duhet të durojmë, duhet të luftojmë. Dhe ne do të fitojmë. Unë jam besimtar në këtë”, ka shkruar ai./Indeksonline/