Arrestohet kaçanikasi, policia i gjeti armë në veturë

Mbrëmë, rreth orës 23:25 Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, deri sa ishte në pikë kontrolli në udhëkryqin e fshatit Bajnicë të Kaçanikut, ka ndaluar një automjet të udhëtarëve Ford me targa vendore.
Gjatë kontrollimit të automjetit, shoferit dhe dy pasagjerëve, në automjet është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë), një karikator me një fishek.

Policia e Kaçanikut, të dyshuarin (shoferin) dhe dy pasagjerët i ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit XH.D, shtetas kosovar, është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’’.
I dyshuari është liruar për procedurë të mëtejme hetimore.