75 Mall Live Search
09:55 / E Hënë, 14 Mars 2022 / MSH

Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës: Rusia dhe Putini vranë 90 fëmijë

Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës ka publikuar statistikat e fundit mbi vrasjet e të miturve në Ukrainë.

Sipas kësaj zyre, Rusia dhe Putini kanë vrarë 90 fëmijë dhe kanë plagosur mbi 100 të tjerë.

“Shumica e viktimave ishin në rajonet e Kievit, Kharkivit, Donetskut, Chernihivit, Sumyt, Khersonit, Mykolaivit dhe Zhytomyrit” thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorisë.

Bombardimet dhe granatimet kanë dëmtuar 379 institucione edukimi, 59 prej të cilave janë shkatërruar plotësisht.

Numri më i madh i të dëmtuarce është në rajonin e Donetskut.

Në anën tjetër, sipas OKB-së, deri të dielën, të paktën 596 civilë janë vrarë nga konflikti në Ukrainë, teksa mbi 1 mijë të tjerë kanë pësuar lëndime.