Britania e paralajmëron Putinin për luftë me NATO-n nëse ushtarët rusë hyjnë në territor të saj

Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sajid Javid, ka deklaruar se nëse ushtarët rusë hyjnë në territor të NATO-s, atëherë do të nisë lufta.
Këtë deklaratë për SkyNews, Javid e bëri pas sulmit të djeshëm të bazës ushtarake Yavoriv, bazë kjo që shërbente për stërvitje nën mbikëqyrjen e NATO-s.
Meqë baza e Yavorivit gjendet pranë kufirit me Poloninë, e cila është anëtare e NATO-s, një rrezik i daljes së ushtarëve rusë në territorin polak ka bërë që Javid të bëjë paralajmërime të tilla.
“Nëse vetëm maja e gishtit të një ushtari rus hyn në territorin e NATO-s, atëherë do të ishte në luftë me NATO-n” tha ai.
Në sulmin e djeshëm në Yavoriv, 35 persona u vranë dhe 134 të tjerë pësuan lëndime.