75 Mall Live Search
18:43 / E Hënë, 14 Mars 2022 / LB

Agjencia Kundër Korrupsionit dorëzon kallëzim penal kundër ministres Rozeta Hajdari

Drejtori i Agjencisë kundër korrupsionit, Yll Buleshkaj ka njoftuar se institucioni të cilin ai e drejton ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Buleshkaj ka thënë se kallëzimin penal i cili ka të bëjë me “Mos raportimin ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” e kanë dorëzuar në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Ju njoftojmë se Agjencia kundër Korrupsionit (AKK), për zyrtarin në fjalë ka përcjell kallëzim penal në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit lidhur me veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës”, ka thënë Buleshkaj për Indeksonline.