75 Mall Live Search
08:11 / E Martë, 15 Mars 2022 / AR

​Autoritetet ukrainase thonë se 150 ushtarë rusë u vranë pasi u përpoqën ta merrnin Mariupolin

150 ushtarë rusë thuhet të jenë vrarë pari që u përpoqën ta merrnin Mariupolin. Kështu po pretendojnë nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.

Autoritetet të hënën thanë se kishin zmbrapsur një sulm nga forcat ruse.

Përditësimi i fundit pretendon se dy tanke ruse u shkatërruan gjithashtu gjatë luftimeve dhe se disa anëtarë të Forcave të Armatosura Ruse po refuzojnë të zbatojnë urdhrat, shkruan Sky News.

Shkrimi tutje vazhdon me atë se Mariupol po ballafaqohet me krizën më të keqe humanitare në vend.

Mëngjesin e 24 shkurtit, Ukraina u sulmua nga Rusia, e që edhe sot po vazhdon të përballet me agresion rus.