Ky është problematiku që shkrepi plumba mbrëmë në drejtim të veturës së Policisë

Në Kodrën e Trimave mbrëmë është sulmuar me armë zjarri një patrollë e Policisë së Kosovës. Policia kishte urdhëruar ndaljen e një veturë në Kodër të Trimave, por që vetura e tipit BMW nuk respektoi urdhërin policor.
Më pas policia nga Stacioni i Kodrës së Trimave i është vënë pas veturës nga e cila janë shkrepur plumba në drejtim të zyrtarëve policorë. Pavarësisht sulmit me armë zjarri, vetura e Policisë nuk është ndalur dhe ka arritur të neutralizojë personin që ka shkrepur armën në drejtim të tyre.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i dyshuari për sulmin ndaj Policisë është M.Arifi, emër i njohur për institucionet e sigurisë.
Bashkë me të në vëturë ishte edhe një pasagjer. Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë që të dy personat e përfshirë në këtë rast dhe e ka gjetur dhe konfiskuar edhe armën me të cilin ishte gjuajtur në drejtim të tyre./Indeksonline/