75 Mall Live Search
12:14 / E Enjte, 17 Mars 2022 / AR

Stoltenberg: Lufta e Putin ka shkatërruar paqen e ka tronditur botën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bashkë me kancelarin gjerman Olaf Scholz kanë folur në një konferencë shtypi në Berlin.

Stoltenberg u tha gazetarëve se “lufta e Presidentit Putin kundër Ukrainës ka shkatërruar paqen dhe ka tronditur botën”, transmeton Indeksonline.

Ai nderoi forcat e Kievit dhe u zotua të vazhdojë t’i mbështesë ato “për të mbështetur të drejtën për vetëmbrojtje të sanksionuar në kartën e OKB-së”.

Ai lavdëroi Gjermaninë për mbështetjen ushtarake dhe humanitare ndaj Ukrainës, ndërsa vuri në dukje se “NATO ka një përgjegjësi për të parandaluar që kjo luftë të përshkallëzohet më tej”.

Ai paralajmëroi anëtarët e bllokut të sigurisë se “nuk mund ta marrin paqen dhe sigurinë si të mirëqenë”./Indeksonline/