75 Mall Live Search
09:59 / E Premte, 18 Mars 2022 / B O

Tenisti i njohur fjaloset me aktorin e famshëm gjatë meçit kundër Nadalit

Rafael Nadal e mposhti 3:0 Nick Kyrgios në çerekfinalen e Indian Wells, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të takohet me senzacionin, Carlos Alcaraz.

Gjatë ndeshjes, një nga lojtarët që njihet për “show” në meçet e tij, Nick Kyrgios provoi fillimisht një shërbim mes këmbëve, nga i cili përfitoi Nadal duke e fituar pikën.

Por, pamjet që morën vëmendjen e të gjithëve është momenti kur Nick Kyrgios pati një debat verbal me aktorin e njohur, Ben Stiller, që është tifoz i Nadalit.

Nick Kyrgios: A je i mirë në tenis?

Ben Stiller: Jo!

Nick Kyrgios: Saktë, prandaj mos më trego si të luaj. A të tregoj unë si të aktrosh? Jo.