75 Mall Live Search
14:51 / E Premte, 18 Mars 2022 / B O

Tuchel është “penicilin” për Real Madridin, shikoni statistikat

Thomas Tuchel është ilaç për Real Madridin. Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara në karrierë ndaj Real Madridit, trajneri gjerman nuk ka pësuar asnjë humbje ndaj gjigantit spanjoll.

Dy humbje dhe katër barazimi është bilanci i Tuchel ndaj Realit. Mbetet të shihet nëse do të vazhdojë me këtë bilanc në dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Rreth këtij shorti ka reaguar trajneri Tuchel, i cili këtë përballje e cilësoi tejet të bukur, por që do të jetë një ndeshje tejet e vështirë.

“E vështirë. Kjo përballje nuk mund të jetë më e madhe se sa që të luash ndeshjen e kthimit në ‘Bernabeu’ me tifozë. Është një sfidë e vështirë por ne kemi emocione të mëdha rreth kësaj ndeshjeje. Ne jemi të vetëdijshëm se çfarë na pret. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe një sfidë tejet e vështirë”, tha Tuchel./Indeksonline/