75 Mall Live Search
18:21 / E Premte, 18 Mars 2022 / MSH

Dafina Zeqiri në bashkëpunim përsëri, kësaj radhe me Kidën!

Me sa duket kemi të reja nga Kida dhe Dafina Zeqiri.

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, cilësohet si një nga femrat më të suksesshme.

Pas rekordeve me këngën “Dashni” me Muma, që arriti të jetë kënga e vetme shqiptare e renditur në gjithë botën për vitin 2022, artistja së shpejti do të publikojë hitin e radhës.

Po flitet se kjo këngë do të jetë me Kidën.

Një duet mes tyre është përfolur shpesh dhe me sa duket erdhi koha!