75 Mall Live Search
19:58 / E Shtunë, 19 Mars 2022 / C E

Interi bën një hap mbrapa, i lë shansin Milanit që të “arratiset” në krye

Interi ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin kampion.

Zikaltërit kanë barazuar me Fiorentinën me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së 30-të të Serie A.

Fiorentina kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Torreira në minutën e 50-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Dumfries në minutën e 55-të të ndeshjes.

Me këtë barazim, Interi mbetet në vendin e tretë me 60 pikë, tri pikë më pak se Milani dhe Napoli. /IndeksOnline/