632 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Gjendja me Covid-19 në vendin tonë vazhdon të jetë stabile. Momentalisht janë vetëm 632 raste aktive.
Sot janë shënuar 26 raste të reja, derisa janë shëruar 45 persona, raporton Indeksonline.
Në anën tjetër, po vazhdon procesi i vaksinimit.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.625 doza të vaksinës.
Deri më sot 819.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Indeksonline/
