Ish-zëvendësministri Berisha: Nuk e pyet kush Kurtin e as Abazoviqin për demarkacionin

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha është përfshirë në debatin që ka shpërthyer së fundmi në lidhje me demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Berisha përmes një shënimi në Facebook ka minimizuar rolin e Kurtit dhe Abazoviqit për këtë proces.
“Nuk e pyet kush Kurtin e as Abazoviqin për demarkacionin.
Por, debati mashtrues mund të vazhdojë përderisa ka votues që besojnë se vendimmarrja është në duart e liderëve lokalë”, ka shkruar ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme.