75 Mall Live Search
11:45 / E Enjte, 24 Mars 2022 / OSH

Kurti në 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-së: Ishte e domosdoshme dhe legjitime!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, në seancën që po mbahet për shënimin e 23-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, tha se qindra masakra janë kryer në Kosovë në periudhën 1998-99, shkruan IndeksOnline.

Kurti tha se edhe pas 23 vitesh Serbia nuk po kërkon falje ende për krimet e kryera në Kosovë.

Kurse për intervenimin e NATO-s në Kosovë tha se ishte legjitime pasi Millosheviçi nuk po shprehte gatishmëri për të përmbushur kërkesat nga rezolutat e miratuara në OKB dhe nuk hiqte dorë nga spastrimi në Kosovë.

“23 vite më parë 19 vendet e NATO-së u bashkuan për të ndalur gjenocidin që pati nisur në Kosovë regjimi i Beogradit. Ishte gjenocidi i dytë në Europën kontinentale që nga lufta e dytë botërore. 19 shtete arritën konsensus për të bombarduar të ashtuquajtur në Republikë Federale të Jugosllavisë të Sllobodan Millosheviç i cili veçse kishte kryer gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë. Intervenimi ushtark i NATO-s në Kosovë ishte i drejtë dhe i domosdoshëm”, tha ai.

“Vuajtjet dhe mizoritë që shkaktonin forcat ushtarake dhe paraushtarake të regjimit serb në fund të vitit 1998-99 alarmuan bashkësinë ndërkombëtare dhe falë ndërhyrjes aleancës euroatlantike regjimi u ndal.

23 vjet pas përfundimit të luftës fqinji ynë as nuk kërkon falje as nuk don që t’i kujtoj e t’i pranoj përmasat e krimeve të veta në Kosovë”, pohoi Kurti./IndeksOnline/