75 Mall Live Search
12:39 / E Enjte, 24 Mars 2022 / OSH

Rrahen punëtorët e Universitetit të Mitrovicës

Një përleshje fizike ka ndodhur në ditën e enjte në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

Zëdhënësi i Universitetit të Mitrovicës, Ahmet Jashari, për IndeksOnline, ka konfirmuar rastin.

Ai pohoi se rrahja ka ndodhur në oborrin e Universitetit.

“Mora vesh për një përleshje fizike, të përfshirët janë pjesë e administratës. Janë përleshur në oborrin e universitetit”, tha  Jashari.