75 Mall Live Search
19:45 / E Premte, 25 Mars 2022 / k.v

Spekulohet për transferim të Haaland te City, ja fjalët e Gundogan

Mesfushori Ilkay Gundogan ka treguar se mendon që ylli norvegjez Erling Haaland nuk do ta ketë problem që të përshtatej me stilin e Manchester Cityt.

Kampioni anglez Manchester City është duke tentuar që të sigurojë shërbimet e Haaland, ku e sheh si zëvendësim ideal të Sergio Agueros.

Në një konferencë për media të Kombëtares së Gjermanisë para ndeshjes kundër Izraelit këtë vikend, Gundogan tregoi që Haaland do të përshtatej pa dyshim në stilin e lojës së Guardiolas.

“Po, Haaland posedon kualitetin për cilindo skuadër. Ka kaluar kohë e gjatë që ne kemi luajtur me një sulmues tipik. Unë mendoj që ai është një lojtar me kualitet të madh i cili do të përshtatej në çdo ekip”, tha Gundogan.

Manchester City fitoi dy trofe pa ndonjë sulmues sezonin e kaluar, ku edhe arriti finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori, ndërsa tani janë në garë për tre trofe të tjerë në këtë sezon, ku skuadra e Guardiolas tani i është përshtatur sistemit të lojës pa sulmues tipik, por sidoqoftë, kampioni anglez dëshiron me çdo kusht që të transferojë një top sulmues gjatë kësaj vere, dhe e sheh Haaland si lojtarin ideal për ta mbuluar atë pozitë.